21.4 C
Skopje
July 16, 2019
Informacione Vendi

Nga e hëna targa të reja në Maqedoninë e Veriut, ja kodi i ri (FOTO)

Tact

Ministria e punëve të brendshme nga e hëna do të fillojë të lëshojë targa të reja me shenjën “NMK”, që është pjesë e detyrimeve me Marrëveshjen e Prespës me të cilën u zgjidh kontesti për emrin me Greqinë. Në shiritin e kaltër të targës do të gjendet kodi “NMK”, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për lëshim të targave provë, formën dhe përmbajtjen dhe përmbajtjen e targave dhe targave provë për automjete, lëshimi i targave me kodin e ri është paraparë të fillojë sot, por për shkak se është fundjavë targat e reja do të lëshohen nga java e ardhshme.

Deri tani, etiketa me shenjën “NMK” për targat e automjeteve janë dhënë në dalje ose hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut .

Ministria e punëve të brendshme dje njoftoi se e ka pranuar kërkesën e qytetarëve të komunës Demir Hisar dhe komunës Krushevë dhe ka lejuar të kenë targat e tyre të automjeteve.

“Për rajonin e regjistrimit Demir Hisar shenja e targave është “DH”, ndërsa për rajonin e regjistrimit Krushevë shenja e targave është “KS”, ka njoftuar MPB-ja.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Mendi Qyra, demanton mediat maqedonase: Askush nuk mund ta reketojë kompaninë ”TRIM & LUM”

shprehja

Çfarë u konfiskua në rastin e mbrëmshëm “Reket” gjatë bastisjes

shprehja

“Bashkë me Bokin është arrestuar edhe pronari i një fabrike në Gostivar, i afërt me qeverinë VMRO-BDI”?!

shprehja