September 21, 2020
Portali Shprehja

Nga Hakimi te Kolarov, duke pritur Vidal. Interi përforcohet me…37 trofe

Fitimtari ju ndihmon të fitoni. Sportistët e suksesshëm gjithmonë e përsërisin këtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sportet ekipore. Kështu që mënyra më e shpejtë për të synuar ngritjen e trofeve është mbështetja te njerëzit me ADN fituese, me afinitet të caktuar për trofetë. Interi i trajnerit Conte rifillon nga kjo bazë dhe mbështetet në mentalitetin fitues. E mbani mend shpërthimin e Contes, pas disfatës në Dortmund? Atë mbrëmje, mesazhi për klubin ishte shumë i qartë: “Për të ngritur nivelin e ekipit, na duhen njerëz që janë mësuar të ndjekin objektiva të mëdhenj”.

Pavarësisht nga mungesa e likuiditetit, që bllokon investimet e mëdha, Interi tashmë ka ndjekur një politikë për sukses. Me ardhjet e Hakimi dhe Kolarov, tashmë të zyrtarizuar, dhe të Darmian e Vidal, në pritje, Interi do të shtojë 37 tituj të fituar midis klubeve dhe ekipeve kombëtare. Për ta kuptuar, do të bëhen bashkë 39 trofe te zikaltrit… Me pak fjalë, fitimtarë që dinë ta injektojnë këtë AND te njëri-tjetri. Makineri trofesh, që bashkohen, me synimin për ta ngritur Interin sa më lart të jetë e mundur.

Kjo shpjegon zgjedhjen për t’u përqëndruar në lojtarë të sprovuar dhe që japing siguri. Sepse të rinjtë, ata të gatshëm dhe me vlerë, kanë një kosto që aktualisht është e paarritshme. Të gjithë tek Interi do ta kishin mirëpritur Tonalin me kënaqësi, por koha dhe likuiditeti luanin kundër arritjes së marrëveshjes, të cilën Marotta dhe Ausilio kishin arritur ta përcaktonin parimisht në çdo aspekt, shumë përpara hapjes së merkatos së verës. Investimi i vërtetë u bë për Hakimi (një Champions dhe një Botëror Klubesh me Realin, një Superkupë Gjermane me Dortmund).

I ri, shkatërrues, me përvojë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe një Ligë Kampionesh të fundit, të luajtur si protagonist absolut (madje edhe në kurriz të Interit). Profil i përsosur për të lartësuar veten në sistemin e Contes, ashtu si Vidal, i mësuar tashmë me 3-5-2 e Antonio, me të cilin shpërtheu në kohën e Juves. Vidal është “hajmalia” e titullit: ai ka fituar tetë nga nëntë kampionatet e fundit midis Juves, Bayernit dhe Barcelonës, përveç kupave respective kombëtare. Po kështu, ka fituar dy Kupave të Amerikës me Kilin. Lista e trofeve të fituar prej tij arrin në 19.

Personaliteti, përvoja dhe golat, gjithashtu do të garantohen nga Kolarov (8 trofe midis Lazio dhe Manchester City), i gatshëm për të hyrë në rolin e ri të mbrojtësit qendror me detyra kryesisht planifikuese. “Interi pëlqen të ketë zotërimin e topit, ta fillojë aksionin nga poshtë. Kjo do të jetë e mirë për mua”, – tha ai serbi, teksa u prezantua para tifozëve. Darmian është “karta e egër”, që i bën të gjithë të bien dakord: 7 tituj kombëtar dhe ndërkombëtarë me Manchester United e Milan (edhe pse shumë i ri, ai gjithashtu luajti një ndeshje në Champions-in e fituar më 2006-2007). Ai mbetet një alternativë e vlefshme për të dyja rolet, por Conte e sheh ideal sidomos në mbrojtjen me tre, përpara Handanoviç. Sepse për të synuar maksimumin, duhet të keni një skuadër të plotë dhe të besueshme. Dhe ajo që po shfaqet duket e përsosur për arritjen e qëllimit: fitimin e trofeve.

.

Të Ngjajshme

PSG dhe Man. City dorëzohen, mbrojtësi peng i ekipit italian

admin

Igli Tare “i kërkon” ndihmë Pepe Reina-s për merkaton! Piketon ish-futbollistin e Napolit

admin

E KRYER! Luis Suarez zgjedh ekipin e ri, shtyn dikë tjetër te Juventusi

admin

Leave a Comment