August 16, 2022
Portali Shprehja

Nga Juventus-i tek Inter-i: Marotta pret dhe e merr me kosto zero

Vazhdon derbi i Italisë në merkato mes Inter-it dhe Juventus-it. Pas lëvizjes së drejtuesve bardhezinj për Gleison Bremer, që ia morën nga duart zikaltërve, klubi milanez po përgatit njëlloj ‘hakmarrje’.

Dhjetë ditë nga fillimi i sezonit të ri në Serinë A, Inter dhe Juventus po hedhin kandidaturën për të qenë protagoniste bashkë me Milan-in në luftën për titull.

Nga ana tjetër, skuadra e Massimiliano Allegri-t ka akoma një llogari të hapur me ekipin e Simone Inzaghi-t pas dy finaleve të humbura në sezonin e kaluar në Superkupë dhe Kupën e Italisë.

Duke iu kthyer zërave të fundit të merkato, Inter duket se ka menduar të futet në garë ër një sulmues për të cilin interesohet Juventus prej disa ditësh.

Sipas interlive.it, Marotta duket se po përgatitet t’u vërë stërkëmbësin bardhezinjve për Roberto Firmino-n, kontrata e të cilit me Liverpool-in skadon në qershorin e viti 2023.

Zonja e Vjetër e ka vënë në shënjestër ditët e fundit si zëvendës të Vlahovic, por ish-ylli i Hoffenheim mund të marrë vendin e Edin Dzeko te zikaltrit, duke parë se edhe kontrata e boshnjakut skadon në fund të sezonit.

Pasi të jetë liruar nga rroga e boshnjakut, Inter-i do të kishte mundësi t’i ofronte sulmuesit brazilian një kontratë trevjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon. Një super goditje me kosto zero për milanezët.

.

Të Ngjajshme

Klopp ngre alarmin: Askush nuk pyet për lojtarët, po përplasemi me murin. Kjo është çmenduri

admin

Guardiola “lë pa tekst” Barcelonën; kërkon shifrën stratosferike për Bernardo Silvën

admin

Heshtje në Anfield, Zaha ndëshkon Të Kuqtë me një Golazo (Pamjet)

admin

Leave a Comment