December 4, 2021
Portali Shprehja

NGA SPANJA | “Zidane bllokon rrokadën e famshme PSG-United! Motivi kryesor i francezit”

Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë punuar në orët e fundit në dy nga lëvizjet më të rëndësishme deri më tani këtë sezon.

Prioriteti britanik ishte nënshkrimi i Mauricio Pochettino si zëvendësues i Ole Gunnar Solskjaer pasi norvegjezi u shkarkua. Për ta arritur këtë, ata kishin nevojë që PSG të lironte argjentinasin, diçka që ata ishin të gatshëm të pranonin vetëm nëse gjenin një zëvendësues dhe dukej se kishte vetëm një emër në listën e tyre: Zinedine Zidane.

Tact Watches

I gjithë ky proces është absolutisht i bllokuar. Siç ka mësuar AS, në Paris nuk po arrijnë dot të bindin ish-trajnerin e Real Madridit, i cili nuk është plotësisht i bindur me idenë për t’iu bashkuar një ekipi në mes të sezonit.

Përveç kësaj, ai është zhytur në projekte të tjera dhe preferon të presë për t’u rikthyer në pankinë. Ndonëse është lumturuar nga interesimi, duket e komplikuar fakti që sot mund të pranojë ofertën nga klubi parizien.

Kjo ka komplikuar planet e Manchester United, i cili mbetet i bindur se Pochettino do te ulet në pankinën e Djajve tani ose nëse nuk është e mundur, në të ardhmen, sigurojnë burime pranë tij.

Menaxherit i pëlqen ideja për të drejtuar sërish një ekip në Premier League dhe gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me skuadrën veriore të Anglisë përmes Alex Ferguson, me të cilin flet shpesh.

Ai nuk do të detyrojë largimin e tij nga Parisi pasi është mirënjohës për mundësinë që i dhanë në fillim të vitit, ndaj gjithçka tregon se nëse ardhja e tij në Old Trafford do te realizohet, kjo do të jetë verën e ardhshme. Në atë rast, në Francë do të ktheheshin fort te Zizou.

I vetëdijshëm për situatën, Pochettino ishte pajtues në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Manchester City. “Unë jam mirë në Paris. E njoh mirë qytetin. Si lojtar dhe si trajner, kam përjetuar gjithmonë situata të tilla. Gjërat ndodhin dhe nuk është përgjegjësia ime. Çfarë do të them nëse ju më pyesni është se jam i lumtur në Paris”, siguroi ai mediat.

Sot, duket e vështirë që asnjë nga dy lëvizjet nuk mund të ndodhë. Gjithsesi, skuadrat do të përpiqen t’i detyrojnë opsionet e tyre deri në fund, duke vënë para në të dyja rastet. Pochettino ka kontrate deri ne vitin 2023 dhe nuk ka nder mend t’i kerkoje PSG largimin.

PSG, duke ofruar një shumë të madhe për Zidane dhe Manchester United, duke kompensuar financiarisht skuadrën franceze për të liruar Pochettino.

Nëse kjo e fundit nuk arrihet, Djajtë e Kuq nuk e përjashtojnë mundësinë që të kenë një trajner deri në fund të sezonit (Ernesto Valverde, sipas The Guardian, është një nga kandidatët). Një nga telenovelat e medha ka nisur…

.

Të Ngjajshme

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

admin

Hetimet mbi Juventusin, Chiellini provokon: Sa herë flitet për ngjyrat bardhezi…

admin

LAJMI I FUNDIT | Lideri i Milanit mbyll sezonin! Goditje e rëndë për kuqezinjtë

admin

Leave a Comment