November 29, 2021
Portali Shprehja

Nga VMRO thonë se edhe Kastriot Rexhepi vazhdon të jetë i rrëmbyer

Pasi dje nuk u arrit të bëhet koorumi, dhe të krijohet një shumicë e re në vend, ka reaguar sërish sot partia lidere e opozitës, VMRO-DPMNE, të cilët përmes një komunikate për media e kanë quajtur qeverinë e Zaevit, “Qeveria e humbësit Zaev, është e delegjitimuar”, shkruan Alsat.

VMRO-DPMNE, përmes kësaj komunikate, kanë thënë se Qeveria nuk ka treguar se ka shumicë, dhe se kjo qeveri është e vetmja që nuk ka pasur deputetë për të mbrojtur.

Tact Watches

“U dasht të rrëmbenin një deputet vetëm që qeveria të mbijetonte, Zaev është më i keqi për Maqedoninë. Humbësi Zaev ka vetëm 59 deputetë plus një deputet të rrëmbyer. Dje iu desh të rrëmbente një deputet për të vazhduar vjedhjen.

Një deputet u mbajt peng gjatë gjithë ditës, por në fund nuk u paraqit në kuvend, por u lirua në video pas gjithë frikës për sigurinë e tij. Dje Zaev vrau demokracinë në vend. Me metoda jodemokratike të qeverisjes do të zhytemi në listat e institucioneve përkatëse ndërkombëtare si Transparency apo në listat e revistave si The Economist. Vendi nuk duhet të mbahet peng i interesave të një klike të ngushtë njerëzish”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE./Alsat.mk

Të Ngjajshme

Mbi 8 mijë raste aktive me Covid-19 në RMV! KSI prite të diskutojë për variantin e ri Omicron

admin

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën “Struma” pritet që sot të transferohen në Shkup

admin

Tetovë, vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

admin

Leave a Comment