August 16, 2022
Portali Shprehja

Ngacmimi seksual ndaj 6-vjeçares, Prokuroria paraqet kërkesë për paraburgim për të dyshuarin

Është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për RTVD, se është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

“Është paraqitur kërkesa për paraburgim në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

.

Të Ngjajshme

Djemtë rrahin babanë, burrat gratë, e një femër e mashkull rrihen mes vete – rastet e dhunës në familje në 24 orë

admin

E mashtroi se do t’ia rregullonte vizën dhe ia mori 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Podujevë

admin

Vetura godet për vdekje një fëmijë në Kovrag të Istogut

admin

Leave a Comment