November 28, 2022
Portali Shprehja

Ngjarje e rëndë në malin Sharr, humbin dy alpinistë

Në vijim aksion për shpëtimin e dy alpinistëve në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Krizat ka njoftuar se në numrin e tyre të urgjencës është paraqitur një rast serioz në Malin Sharr, ku dy alpinistë janë bllokuar pasi kishin humbur rrugën. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka rënë nga një shkëmb dhe nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa i dyti është i kontaktueshëm, raporton Klan Maqedoni.

Në aksion për shpëtimin e dy alpinistëve janë kyçur disa institucione, përfshirë MPB-në, QMK-në dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Tetovë. Siç njoftohet, MPB ka nisur një ekip special me fuoristrada dhe me dronë për kontrollimin e terrenit.

“Ngjarja është raportuar në 112 zhvillohet si në vijim, njëri nga dy alpinistët raporton fillimisht se në Titov Vrv (Maja e Titos), në një zonë 500 m më poshtë, ai dhe shoku i tij po shkonin në një shtëpi pushimi dhe humbën rrugën. Shoku i tij ishte sëmurë dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore, ndaj kërkoi ndihmë dhe kërkoi reagim urgjent”, thonë nga QMK.

Nga QMK përmes video konferencës kanë kontaktuar dhe janë kordinuar me Policinë e Tetovës, ndërsa pastaj alpinisti ka telefonuar sërish në numrin e urgjencës ku ka njoftuar se shoku i sëmurë kishte rënë nga shkëmbi.

“Më pas, telefonuesi në 112 ka telefonuar sërish dhe ka raportuar se shoku i tij ka rënë nga një shkëmb në një luginë dhe ai nuk e di se ku dhe në çfarë gjendje është, si dhe ka njoftuar se edhe ai ka mbetur i plagosur, por jo rëndë. Ai ishte i frikësuar dhe i hutuar dhe nuk mund të thoshte se për çfarë lloj lëndimi ishte”, sqarojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aksioni për shpëtimin e dy alpinistëve vijon ende, ndëra nga QMK thonë se do të njoftojnë në kohë për epilogun e ngjarjes./KlanMacedonia

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment