November 28, 2022
Portali Shprehja

Ngrihet aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër serbit me inicialet Ç.J, me vendbanim në Serbi, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Aktualisht i dyshuari është në paraburgim, deri në vendimin e ri të gjykatës.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999, ka kryer torturë në Komunën e Istogut ndaj personave civilë: Z.M, N.F dhe N.C.

Sipas saj, në procesin e hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme se i dyshuari, bashkë me disa persona tjerë, ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment