Një grup me mbi njëqind njerëz u mblodhën jashtë bashkisë së qytetit për më shumë se gjysmë ore dhe duartrokitën ish-presdentin dhe familjen e tij kur mbërritën, të cilët vëreheshin se kishin vënë maskat, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Festa e dasmës dhe një grup më i vogël prej rreth 50 mysafirësh u zhvendosën brenda, me dasmën që u mbajt në një mjedis më diskret në katin e dytë të ndërtesës, larg medieve.
Dhëndri – Franck Louvrier – është kryetari i bashkisë së La Baule-Escoublac, një komunë në bregun perëndimor të Francës, afër Nantes.
Gjatë ceremonisë, Sarkozy mbajti një fjalim të shkurtër për dhëndrin dhe gruan e tij, Sophie Jolivet, në të cilën ai theksoi rëndësinë e angazhimit – si në dashuri ashtu edhe në politikë.
Sarkozi kreu shërbimin politik të Francës si i pari i vendit për shtatë vite rresht (2007-2012). I njëjti, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet një letre dërguar institucioneve të vendit njoftoi për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Franca. /Lajmi.net/