18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Nikollovoski: Po mos të ishte Zaevi…

Sekretari general i LSDM-së, Ljupço Nikollovski ka theksuar se po mos të ishte Zoran Zaev akoma do të vazhdonte beteja për liri dhe demokraci si dhe Maqedonia do të ishte një vend i robëruar dhe izoluar.

“Të mos ishte ai, nuk do të kishim kryeministër që i përgjigjet gjithkujt, që i dëgjon të gjithë, që ka durim dhe guxim për çdo nevojë dhe qëllim të qytetarëve. Të mos ishte ai nuk do të ishim një vend si shembull i ndritshëm, para hyrjes në NATO dhe para dyerve të BE-së. Dhe kur njeriu është luftëtar dhe ka sukses ta çoj vendin përpara, atëherë armiqtë bashkohen kundër përparimit. Qytetarët gjithmonë zgjedhin drejtësinë dhe shtetin, dhe jo mafinë… Një ardhmëri të ndritshme dhe jo të kaluar të errët. Andaj do të kemi sukses!”, ka theksuar Nikollovski në profilin e tij në rrjetet sociale. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja