May 16, 2021
Portali Shprehja

Nis imunizimi masiv në Maqedoninë e Veriut, radhë të gjata për vaksinimin kundër Covid-19

Filloi vaksinimi masiv i qytetarëve. Radhë të gjata të qytetarëve në hyrje të A1 arenës në Shkup. Qytetarët madje as nuk respektonin masat për distancë, e disa as nuk bartnin maska. Probleme me terminët e caktuara për vaksinim.

“Desha ta pyes ministrin, a kemi ardhur të marrim koronën apo vaksinën”

Nën atmosferë të tillë filloi vaksinimi masiv i popullatës në Shkup. Qytetarët të grumbulluar, duke mos respektuar masat ishin pozicionuar përpara hyrjeve të A1 arenës në Shkup. Disa prej qytetarëve që prisnin të vaksinohen nuk mbanin madje as maskë ndërkaq ankoheshin se organizimi nuk ishte në nivel dhe se shumica prej tyre ishin vonuar më shumë se një orë nga termini i caktuar. Atyre iu ishte thënë se ka probleme me sistemin prandaj dhe terminet nuk ishin të sakta.

“Në ora 9.30 e kisha terminin, tani është ora 10:30. Asnjëfarë komunikimi nuk ka”

 “Ka vonesë prej një orësh. Por do më vijë radha, do bëhet. Për dozën e parë jam. Jam paraqitur shumë herët”

 “U vonuan një orë të tërë. Terminin e kisha në 10:15. Shumë kishte rrëmujë”

 “Kishte pak problem me sistemin, na thanë të presim. Herën e kaluar kaluam më shpejtë, nuk pritëm as 2 dhe minuta kryem punë”

 “Nuk arrita të hyjë fiks në kohë sepse prisja në pikën 9 ashtu sic më njoftuan. Më pas më thanë duhet rivaksinim të pres nga ana tjetër. Për një orë e diçka mu vonua procesi”

 “Në 10:15 e kisha terminin. Ishte saktë në kohë. Kishte pak vonesë për shkak të sistemit, ashtu na thanë se ka rënë sistemi megjithatë ishim në rregull”

 “Termini nuk ishte i saktë por brenda ishte gjithçka në rregull. Vonesën e patëm jashtë, se brenda kaluam menjëherë”

Në radhët e qytetarëve kishte edhe prej atyre të cilët kishin ardhur shumë para kohe dhe prisnin të vaksinohen si dhe të tjerë të cilët kishin ardhur vetëm për tu informuar. Një pjesë e të anketuarve konsiderojnë se rrëmuja bëhet nga vetë qytetarët.

“Termini im është në 11:15, jam herët para terminit prandaj dhe jam më e lirë”

 “Erdha të pyes nëse guxoj ta mar vaksinën apo jo. Por këtu është katastrfoë, nuk ka kush të tregon, sillem andej këtej, tani patjetër do duhet të shkojë, as të premten s’di a të vij”.

 “Ne bëjmë rrëmujë vetë që vijmë para kohe, ky është problemi. Për ndryshe gjithçka është OK”

Në mesin e qytetarëve të cilët prisnin radhë kishte edhe nga ata të cilët terminin e kishin pasur të premten por i njejti i u është shtyrë për sot.

“Organizimi është shumë dobët. 5-6 njerëz ka brenda ndërsa jashtë shumë njerëz presin. Nuk punojnë gjithë kabinat, nuk e di. Unë duhej të vaksinohem të premten por nuk kishte vaksina dhe më kthyen për sot”

Mjekët apelojnë që qytetarët të respektojnë terminet.

Ka qytetarë të cilët kanë ardhur pa termin dhe shohin nëse ka mundësi të hyjnë apo jo. Por organizimi është i tillë që nuk lejohet pa termin të hyhet brenda”, tha Harkan Memeti, mjek në pikën e vaksinimi në A1 arenën në Shkup.

 

“Në A1 arenën në Shkup brenda ditës së sotme pritet të vaksinohen mbi 3500 qytetarë. Rreth 2000 prej tyre do të pranojnë dozën e parë të vaksinës, ndërkaq rreth 1600 të tjerë janë paraparë të rivaksinohen”

 

Vjollca Aliti

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment