November 29, 2021
Portali Shprehja

Nis me punë Blloku 2 në TEC Manastir, po punohet për riparimin e Bllokut 3

Blloku 2 i TEC Manastir prej orës 2:45 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1, njoftojnë nga SH.A. EMV.

“Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV.

Tact Watches

Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me përpjekjet për të vënë në funksionim transformatorin e Bllokut 3, i cili është dëmtuar para disa dite nga zjarri.

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment