Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamje, të filmuara në Malajzi, djaloshi manovron cisternën e karburantit në një oborr përpara se ta parkonte në një hapësirë të vogël.
Është e paqartë nëse kishte një ngarkesë të plotë në atë kohë, por ka edhe disa cisterna të tjera në të njëjtin oborr.
Dhe personi që filmon thotë: “Shikoni brezin tonë të ardhshëm. Dymbëdhjetë vjeç”.
Ndërsa djali gjendet pas timonit, kameramani thotë: “Shikoni shoferin tonë këtu!”
Policia po heton incidentin, i cili besohet të ketë ndodhur në Rantau, Seremban, për neglizhencë të dyshuar të fëmijëve.
Policia Mbretërore e Malajzisë (PDRM) konfirmoi hetimin pasi pamjet e djalit duke drejtuar një cisternë në mes të ditës u shfaqën në mediat sociale.
Zëdhënësi i policisë Mohd Said Ibrahim tha se çështja po hetohet për abuzim ose neglizhencë të një fëmije në një mënyrë që ka të ngjarë të shkaktojë dëmtime fizike ose emocionale.