August 11, 2022
Portali Shprehja

Një 12 vjeçar nga Prizreni është mbytur në plazhin e madh të Ulqinit

Një djalë 12-vjeçar nga Prizren është mbytur, para tri ditës (3 gusht) rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin.

Gazeta malazeze Vijesti, ka raportuar sot lidhur me ngjarjen tragjike. Sipas kësaj gazete, ekipi mjekësor i urgjencës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka provuar reanimimin, por pa rezultat.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit të 12-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Autopsia ka treguar se djaloshi është mbytur në ujë.

Sipas gazetës, djaloshi ka qenë në plazh me vëllain dhe gruan e vëllait, por asnjë nga personat që po laheshin në det nuk e kanë vërejtur se ai po mbytej.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova.  Ekipet e shpëtimit në plazh kanë tentuar edhe reanimimin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vidhen shtëpitë e tre vëllezërve në Prizren – hajnat marrin stoli ari, para të gatshme e gjësende me vlerë

admin

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit

admin

Arrestohet në Viti i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

admin

Leave a Comment