March 7, 2021
Portali Shprehja

Një 22 vjeçar gjendet pa shenja jete në Istog

Një 22 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Banje të Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Banjë të Istogut është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull rreth 22 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se hetuesit rajonal dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Plagosje me armë në Kaçanik, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

admin

Prizren, paraburgim ndaj tre personave për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, dhe pjesëmarrje në rrahje

admin

Në një dyqan armësh në Viti, vidhen armë dhe municion

admin

Leave a Comment