May 28, 2022
Portali Shprehja

Një 60 vjeçar gjendet i vdekur brenda një veture në Prizren

Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme brenda një veture në lagjen Ortakoll në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është 60-vjeçari me inicialet A.M.

Tact Watches

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Gashi bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore.

“Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, shtoi ai./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Aksident mes tri veturave në Gjakovë, lëndohen pesë persona

admin

Vritet një 30 vjeçar në Ferizaj

admin

Një femre në Vushtrri, katër persona me maska ia grabisin një telefon

admin

Leave a Comment