Një adoleshente gjermane ka treguar aftësitë e saj në formimin e stileve të ndryshme të flokëve që deri më tani nuk i ka shfaqur askush, transmeton lajmi.net.
Milena Diekmann është vetëm 17-vjeçare dhe ka praktikuar se si të krijojë forma të ndryshme të flokëve duke i lidhur ato në mënyrë interesante. Ajo i mësoi këto një vit më herët dhe tani është e mrekullueshme në punën që bënë.
Që atëherë, ajo praktikoi në veten e saj dhe në flokë artificial që ti bëjë krijimet e saj më perfekte. Ajo gjithashtu ka hapur faqen e saj në Instagram, me më shumë se 35 mijë ndjekës.
Gjithashtu ndan edhe video të cilat tregojnë se si ti bëjmë këto stile flokësh. Disa nga stilet e flokëve duke se ngjajnë me karakteret e Game of Thrones. /Lajmi.net/
