December 8, 2022
Portali Shprehja

Një baba me vajzën 3-vjeçare mes viktimave në Stamboll: arrestohet një i dyshuar për shpërthimin

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, njofton BBC.

Një i dyshuar tani është arrestuar, tha Ministri i Brendshëm.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha për mediat turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, duke u larguar vetëm disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.

Të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si përgjegjëse.

PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Ministri i qeverisë Derya Yanik shkroi në një postim në Tëitter se një punonjës i ministrisë së qeverisë dhe vajza e tij e vogël ishin mes viktimave.

Korrespondentja e BBC, Orla Guerin, e cila ndodhet në zonë, tha se kishte një prani të madhe policie rreth rrugës Istiklal, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po qarkullonin lart ndërsa ambulancat shkonin përpara – mbrapa.

Shumë tregtarë që qëndronin në dyert e tyre në rrugën normalisht të zhurmshme dukeshin të habitur, tha ajo, duke shtuar se incidenti shkaktoi tronditje për shumë njerëz në qytet.

Hayat, i cili ishte në një internet kafe në rrugën Istiklal kur ndodhi shpërthimi, tha se kishte trazira pas shpërthimit.

“Pashë njerëz që vraponin përreth dhe njerëz të plagosur po kalonin pranë kafenesë së internetit drejt spitalit,” tha ajo. “Ishte një furi.”

Të Ngjajshme

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Shqipëria e para në Evropë për abortin me bazë gjinore

admin

Leave a Comment