September 26, 2022
Portali Shprehja

Një detaj që shqetësoi gjithë botën: A ishte kjo një shenjë se nuk ishte mirë Mbretëresha Elizabeth II-të

Lajmi për gjendjen e keqe shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II-të (96) ka shqetësuar të gjithë britanikët, por edhe qytetarët e mbarë botës.

Fakti që ajo nuk është mirë është spekuluar prej disa ditësh dhe shumë njerëzve u ranë në sy fotot nga takimi me kryeministren e re, Liz Truss, në të cilat bie në sy se diçka po ndodh me duart e Mbretëreshës.

Në rrjetet sociale ka pasur polemika nëse Mbretëreshës i janë çarë duart për shkak të marrjes së infuzionit. Sinjali se ishte keq ishte fakti që për herë të parë në histori, ajo nuk e priti kryeministren e re në Buckingham Palace, por për shkak të shëndetit të dobët e bëri këtë në Kalanë Balmoral në Skoci, ku shkoi për pushime të verës.

Arsyeja e precedentit ishte për të parandaluar “çdo alternativë të minutës së fundit në rast se Mbretëresha kishte probleme udhëtimi atë ditë”, raporton bbc.

Kujtojmë se në muajt e mëparshëm Mbretëresha kishte probleme me lëvizjen, për këtë arsye anuloi pjesëmarrjen në disa ngjarje të rëndësishme.

Buckingham Palace njoftoi sot se gjendja e saj është përkeqësuar më tej dhe se për këtë arsye ajo është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

“Pas ekzaminimit të mëngjesit të sotëm, mjekët e Mbretëreshës kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në deklaratë.

Familja e saj e ngushtë është informuar dhe njoftimi vjen pasi Mbretëresha, për herë të parë në histori, emëroi kryeministren e re britanike, Liz Truss, në një kështjellë në Skoci, në vend të një pallati mbretëror në Londër, për shkak të shëndetit të keq.

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall udhëtuan në Balmoral, tha Clarence House. Duka i Kembrixhit po udhëton gjithashtu atje.

Kryeministrja e re britanike Liz Truss tha se “i gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar”.

“Mendimet e mia – dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar – janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë”, shtoi kryeministria.

.

Të Ngjajshme

Hakerat iranian depërtojnë në kamerat e sigurisë në Shqipëri

Hulumtim, më të pasurit ndotin më shumë

Shkup, regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të ndeshjes Maqedoni-Bullgari

admin

Leave a Comment