October 1, 2023
Portali Shprehja

Një i mitur theri me thikë shokun e tij në Gjakovë

Një i mitur është arrestuar pasi pa dashje ka therur me thikë shokun e tij, po ashtu të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:50, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se duke luajtur, pa dasheje e ka therur me thikë shokun e tij, viktimën mashkull kosovar i mitur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment