February 8, 2023
Portali Shprehja

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë-Prizren.

Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Sot rreth ores 16:10, Policia e Kosoves ka pranuar pranuar informaten lidhur me nje aksident trafiku ne autostradë. Pas ngazhimeve e teren eshte konstatuar se ne kilometrin e 10 te Autostrades “Ibrahim Rugova” ,drejtimi Prishtine-Prizeren, ne Vermice eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime trupore dhe me fatalitet. Njesitet kompetente policore iu kane pergjigjur rastit, perderisa ekipa mjeksore ka konstatuar se nje person ka humbur jeten. Dy persona te tjerë poashtu si pasoje e aksidentit kane pesuar lendime trupore dhe janë derguar per trajtim mjeksor ne Prizren. Ne vendin e ngjarjes kane dalur Njesiti i hetimeve, zjarrefiksit si dhe autoambulanca, per rastin gjithashtu eshte njoftuar edhe Prokurori e Mjeksia Ligjore. Hetime aktive jane duke u kryer per shkaqet qe kane quar deri te ky aksident i rende dhe me pasoja tragjike”, ka njoftuar Hoxha.

Të Ngjajshme

Erdogan takon të mbijetuarit: Do të ndërtojmë shtëpi të reja për të gjithë, askush s’mbetet në rrugë

admin

Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë

admin

Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

admin

Leave a Comment