August 16, 2022
Portali Shprehja

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmë në Lipjan.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, tha ajo.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali.  Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Djemtë rrahin babanë, burrat gratë, e një femër e mashkull rrihen mes vete – rastet e dhunës në familje në 24 orë

admin

E mashtroi se do t’ia rregullonte vizën dhe ia mori 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Podujevë

admin

Vetura godet për vdekje një fëmijë në Kovrag të Istogut

admin

Leave a Comment