Një infermiere me lot në sy ka treguar pse la punën e saj në luftën kundër koronavirusit

loading...

Imaris, 30-vjeçare, aktualisht jeton me motrën e saj Sabrina e cila ka një sëmundje të rrallë të gjakut, e cila e vë në rrezik jetën e saj nëse është e infektuar nga COVID-19, transmeton lajmi.net.

Ajo postoi një video emocionuese më vonë për 6000 ndjekësit e saj.

Në përmbytje të lotëve ajo tha: “Unë u largova nga puna sot, kam dashur të punoj dhe më caktuan një pacient me Covid-19, asnjëra nga infermierët nuk kanë veshur maska, madje as maska ​​kirurgjikale në korridoret kur ata janë duke i dhënë raporte njëri-tjetrit”.

“Unë kisha maskën time, i thashë menaxherit tim që e kuptoj që ne nuk kemi furnizime, por më lër të mbroj veten, më lër të ndihem e sigurt. Unë kam familje duhet të kthehem në shtëpi, por maskat nuk u dhanë për infermierët që të mbroheshin nga infeksioni”.

Videoja, e postuar të hënën në mbrëmje, u bë virale dhe ka marrë gati 80,000 shikime.

Duke folur ekskluzivisht me DailyMailTV, Imaris tha: “Unë e di që kam nevojë dhe dua të ndihmoj, por ndjehem sikur kërkon koston e jetës sime të familjes time dhe kjo është e papranueshme”.

Imaris e cila ishte një infermiere e kujdesit kritik për katër vjet pas mbarimit të kolegjit, tha se ajo ‘bëri një betim’ për t’i kushtuar jetën e saj për të ndihmuar dhe shëruar pacientët.

Por ajo thotë se ka presion ndaj stafit që të bëjnë punën e tyre pa bërë pyetje. “Unë do të thoja që ka 100% tension në ajër, infermierët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor janë të frikësuar”, shpjegoi ajo. /Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Pse duhet të lini këpucët jashtë shtëpisë?

shprehja

Pandemia e koronavirusit po shkakton më pak dridhje të tokës

shprehja

Gjyshja lëshon nipin e vogël me litar nga ballkoni për ta shpëtuar macen

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë