October 23, 2020
Portali Shprehja

Një këmbësor goditet nga vetura në Fushë Kosovë

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën në Fushë Kosovë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

.

Të Ngjajshme

Një femre në Fushë Kosovë ia grabisin zinxhirin nga qafa

admin

Vdekje e dyshimtë, viktima nga Emergjenca e Graçanicës ishte dërguar në QKUK

admin

Kanosje me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment