February 8, 2023
Portali Shprehja

Një kompani belge po zhvillon një ilaç kundër Covid-19 nga antitrupat lama

Kompania belge ExeVir nënshkroi sot një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) për një kredi prej 25 milionë eurosh për investime në zhvillimin e një ilaçi kundër virusit korona, bazuar në nano-antitrupat e prodhuar nga lamat.

Ky financim, i miratuar si pjesë e përgjigjes së EIB ndaj Covid-19, është pjesë e programit të kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Evropian Horizon 2020, veçanërisht InnovFin Infectious Diseases Research Facility.

Antitrupat me prejardhje nga lama “gjenerojnë antitrupa shumëspecifik për profilaksinë dhe trajtimin e sëmundjeve infektive” dhe financimi i EIB do t’i mundësojë ExeVir të avancojë produktin e tij kryesor, KSVR012, në provat klinike për Covid-19, tha EIB.

ExeVir synon ta sjellë këtë produkt në treg në vitet e ardhshme dhe të zgjerojë ofertën për sëmundje të tjera infektive si pjesë e strategjisë së tij të gatishmërisë ndaj pandemisë./kp

.

Të Ngjajshme

Taravari: Hyjmë në Qeveri për t’i shtyrë disa punë përpara

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Leave a Comment