September 29, 2020
Portali Shprehja

Një luftëtar si Mihajlovic. Pas leucemisë, trajneri serb mposht edhe Covid-19

Lajm i mirë për Sinisa Mihajlovic dhe Bologna. Trajneri serb, pasi doli pozitiv për koronavirus, dje mori rezultatin negativ të tamponit të dyfishtë të kryer. “Në dritën e rezultatit negativ të dy tamponëve të fundit për zbulimin e Covid-19, të kryer sipas procedurës, trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, mund të rifillojë aktivitetin e tij të rregullt. Të martën, pra, ai do të jetë në qendrën teknike për të drejtuar stërvitjen e ekipit”, – thuhet në njoftimin përkatës të klubit të Serie A.

Më 23 gusht dhamë lajmin për pozitivitetin e Sinisa Mihajlovic. Trajneri serb ka fituar kështu një betejë tjetër personale, pas asaj kundër leucemisë, që e pati larguar atë nga fushat e futbollit vitin e kaluar. Një luftëtar i vërtetë, sikurse ka qenë edhe në fushat e blerta, si futbollist. Tani gjithçka është në rregull dhe Mihajlovic do të jetë në gjendje të kthehet për të udhëhequr Bologna e tij në një moment kaq delikat, rreth 10 ditë para fillimit të sezonit të ri.

.

Të Ngjajshme

Kristalizohen vazot e Champions-it, të enjten shorti i fazës së grupeve (detajet e plota)

admin

Klopp: Ancelotti bëri “biznes” të mirë, nuk më intereson kreu tani për tani

admin

Kriza e topit dhe financat, jo vetëm Shqipëria! Tani edhe Anglia në prag kolapsi: Qeveria të na ndihmojë!

admin

Leave a Comment