18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Një mal me para për Frankfurtin, shet francezin për 50 milionë euro

Klubi i Ajntrahtit të Frankfurtit po arkëton shumë rekord gjatë kësaj merkato vere. Pas shitjes se sulmuesit serb Luka Joviç për 60 milionë euro te Real Madrid, i ka ardhur radhe dhe francezit Sebastien Haller.

Destinacioni i 25-vjeçarit është Uest Hem. Ekipi londinez ka bindur lojtarin dhe palën gjermane me një ofertë rekord për historinë e  klubit prej 50 milionë eurosh. Haller spikati gjatë dy sezoneve të tij në Bundesligë, ku në 60 ndeshje shënoi 24 gola e shërbeu 13 asiste.

Mbetet për t’u parë se çfarë strategjie do ndjekë klubi gjerman për të zëvendësuar dy të larguarit. Për momentin Frankfurti nuk ka shpenzuar qoftë dhe një qindarkë për të përforcuar repartin e sulmit, ku tashmë i vetmi i mbijetuar është kroati Ante Rebiç, madje dhe ky i fundit mund të largohet për shkak të ofertave të shumta.

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja