November 25, 2020
Portali Shprehja

Një person gjendet i vdekur në veri të Mitrovicës

Një person i vdekur është gjetur sonte në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në këtë qytet.

Ai ka thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 20:10, i shtrirë në tokë.

“Viktima është e gjinisë mashkullore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe mjekësia ligjore, e cila e ka marrë trupin dhe e ka dërguar për obduksion”, është shprehur Hoti.

Hoti nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet./Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Burri dhunon gruan në Gjakovë

admin

Vet-aksident në Mitrovicë, lëndohet një femër

admin

Vdekje e dyshimtë në QKUK, rasti në hetim

admin

Leave a Comment