August 17, 2022
Portali Shprehja

Një person vdes në QKUK një ditë pasi u godit nga vetura

Një person raportohet se ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare sot rreth orës 01:10.

Policia bën të ditur se i njëjti një ditë më parë ishte goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Rasti në polici është hapur si “Aksident trafiku me fatalitet”.

“Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull Kosovar”.

“Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Prizren, dëshmitari tregon detaje si u ther për vdekje me thikë shoku i tij

admin

Aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

admin

U nis i armatosur drejt ambulantes për ta sulmuar një person, arrestohet i dyshuari në Suharekë

admin

Leave a Comment