January 17, 2021
Portali Shprehja

Një person vjedh para në një barnatore në Prishtinë

Një person ka grabitur një shumë parash në një barnatore, sonte rreth orës 20:02 në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dal dhe po merret me këtë rast”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Sekuestrohen 107 kilogramë duhan të papërpunuar në Vërmicë

admin

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

admin

Kërkohet një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau gjyshin e tij

admin

Leave a Comment