19.1 C
Skopje
May 23, 2019
Informacione Vendi

Një prej pesë viktimave të mbrëmshme është shqiptar, ja emri dhe fotografia e tij (Foto)

Tact

Gazeta Lajm ka siguruar emrat e katër prej viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në lagjen Draçevë.
Në aksidentin e ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni kanë humbur jetën pesë persona.
Tre prej tyre kanë humbur jetën në vendngjarje ndërsa dy personat tjerë kanë humbur jetën në klinikat e Shkupit. Fqinjët e tyre thonë se në mesin e viktimave është edhe një shqiptar. Sipas tyre, bëhet fjalë për Iler Ajvazin 40 vjeçar nga Draçeva. Ai gjatë kohë ka qenë në mërgim, kurse është kthyer në Shkup vitin e kaluar. Varrimi i tij është bë gjatë ditës së sotme.
Në mesin e viktimave është edhe polici i pensionuar, Spase Kërstevski, si dhe ish polici, Jovançe Llazarevski-Shilo, Elena Todorvska 37 vjeçare nga Makedonski Brodi, dhe një vajzë 16 vjeçre identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Prokuroria ka njoftuar se vetura në të cilën kanë qenë viktimat, ka lëvizur në drejtim të kundërt, para se të përplaset me kamionetën. Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, kurse në vendin e ngjarjes ende vërehen gjurmët e gjakut dhe dritareve të thyera të veturës.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Vdes motoçiklisti në rrugën Kërçovë – Ohër

shprehja

BDI: Pendarovski ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim

shprehja

Edhe një vendim i rëndë për Ali Ahmetin

shprehja