December 3, 2022
Portali Shprehja

Një sëmundje ka aftësinë të rigjenerojë organet, përfshirë mëlçinë

Sekreti i riparimit dhe rigjenerimit të trupit mund të ndodhë nga bakteret e lebrës thonë studiuesit në Universitetin e Edinburgut.

Një ekperiment i realizuar në kafshë ka zbuluar aftësinë e jashtëzakonshme të baktereve për të dyfishuar madhësinë e mëlçisë duke stimuluar rritjen e shëndetshme.

Bakteri shkonte në mëlçinë e armadillos, kafshës që u përdor për ekperimentin, ku kryente një ‘rrëmbim’ të kontrolluar të organit për ta riprogramuar atë për qëllimin e tij. Bakteri i kthente qelizat e mëlçisë në fazën ku bëheshin sërish të reja dhe të zmadhoheshin përpara se të piqeshin përsëri në moshë madhore.

Një rritje e tillë pritet të jetë kancerogjene, por në fakt analiza e detajuar tregoi se ajo ishte e shëndetshme dhe funksionale. Por detajet e sakta se si po ndodh e gjithë kjo nuk dihen ende.

Bakteri, Mycobacterium leprae , ka veti të tjera, të pazakonta, duke përfshirë aftësinë për të kryer “alkiminë biologjike”, duke shndërruar një lloj indi trupor në një tjetër, gjë që është magjepsëse për shkencëtarët.

Shpresa është se kjo metodë mund të shfrytëzohet për riparimin e mëlçive të njerëzve që presin për një transplant, apo edhe për të rigjeneruar disa nga dëmet e shkaktuara nga plakja në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ëndrra është të përdorim të njëjtën strategji bakteriale, të përdorim zgjuarsinë e baktereve për të gjeneruar ilaçe të reja për rigjenerim dhe riparim,” tha Prof Rambukkana.

Megjithatë, të gjitha këto ide mbeten të paprovuara.


Top Channel

Të Ngjajshme

Angli/ Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një infeksion bakterial ‘Strep A’

admin

Bie vaksinimi nga fruthi/ Një prej shkaqeve, prindërit kanë frikë nga autizmi

admin

Virusi infektiv Covid mund të qëndrojë në disa ushqime për ditë të tëra, konfirmojnë ekspertët

admin

Leave a Comment