February 1, 2023
Portali Shprehja

Një skandal për pagën e CR7, çoi në heqjen e pikëve

Një tjetër skandal ka përfshirë futbollin italian, dhe përsëri, Juventusin. Ekipit bardh e zi iu hoqën 15 pikë në Serie A, dhe kualifikimi për sezonin e ardhshëm duket pothuajse i pamundur.

Në fund të nëntorit, lidershipi i Juventusit dha dorëheqjen. Presidenti Andrea Anjelli, Zëvendës Presidenti Pavel Nedved, CEO Maurizio Arrivabene dhe shtatë anëtarë të tjerë të bordit u larguan nga postet e tyre në të njëjtën kohë.

Një vendim i tillë radikal i marrë nga ish-drejtuesit e “Bianconerëve” u shoqërua me një hetim në klub. Në vitin 2020, 23 lojtarë të Juventusit nënshkruan marrëveshje për të ulur pagat e tyre për katër muaj për të ndihmuar klubin gjatë koronavirusit. Megjithatë, sipas burimeve në Itali, në fakt, lojtarëve të Juves iu ulën paga vetëm për një muaj dhe pjesën tjetër të kohës ata morën para “në të zezë”. Raportohet se Kristiano Ronaldo, i cili ka luajtur për Juventusin në vitet 2018-2021, ka lidhur një kontratë sekrete me klubin, sipas së cilës ai ka marrë “një pagë shtesë dhe shpërblime”. Me fjalë të thjeshta, Anjelli i solli para Ronaldos në një zarf, i cili i lejoi klubit të mos paguante taksa, duke falsifikuar pasqyrat financiare. Fakti që ka një marrëveshje të fshehtë mes Ronaldos dhe Juventusit tashmë është konfirmuar.

Gazeta “La Stampa”, publikoi një bisedë telefonike mes avokatit të Juventusit, Cesare Gabasio dhe drejtorit të klubit Federiko Çerubini.

“Marrëveshja sekrete me Ronaldon nuk duhet të zbulohet, sepse nëse kjo ndodh, ata do të na kapin për fyti”, tha Çerubini.

Në kuadër të hetimeve, prokurori i Torinos i kërkoi Kristianos të zbulonte shumën e pagës që merrte te “zonja e vjetër”. Portugezi, i cili dyshohet se ka marrë rreth 20 milionë euro para të zeza nga Juventusi, nuk ka dashur të komunikojë me prokurorinë.

Kujtojmë se në vitin 2006, Juventusi u dërgua në Serinë B si rezultat “Calcipolit”, ku Juventusi u kap duke dhënë ryshfet gjyqtarëve. Luçiano Moxhi, ish-CEO i “Bianconerëve”, i cili organizoi ndeshje fikse, u dënua më pas me 18 muaj burg. /abcnews.al/

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment