July 2, 2022
Portali Shprehja

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Një fëmijë i moshës 6 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga një urë në lumin e fshatit Radesh të Dragashit.

Tact Watches

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Dragashit. Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.


Një fëmijë humb jetën në kanalin e "Ibër Lepencit" në Mitrovicë
Një fëmijë humb jetën në kanalin e "Ibër Lepencit" në Mitrovicë

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore.

Radesha është fshat në Komunën e Dragashit i cili banohet nga minoriteti goran.

Kujtojmë sot gjatë ditës ishte raportuar se një tjetër fëmijë është gjendur pa shenja jete në Ibër Lepenc./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment