October 28, 2020
Portali Shprehja

Një vit burgim dy të akuzuarve që i shkaktuan lëndim të rëndë trupor një personi

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, u ka shqiptuar dënimin dy të akuzuarve për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas komunikatës së Themelores, A.S dhe D.S, dënohen me 1 vit burgim, sepse më 7 maj të këtij viti, pas një mosmarrëveshje, kishin rrahur V.K. me mjete me të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda në hundë dhe kokë.

Të akuzuarve do t’iu ekzekutohet dënimi në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 7 maj deri më 7 gusht. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

admin

Prishtinë, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

admin

Hyri ilegalisht në Kosovë, Policia ndalon një shtetas të Serbisë në Kamenicë

admin

Leave a Comment