August 11, 2022
Portali Shprehja

Një zjarr masiv në Corroticë të Preshevës, digjen dhjetëra hektarë pisha

Një zjarr masiv që ka shpërthyer dje pasdite në fshatin Corroticë të Preshevës ka djegur dhjetëra hektarë mal me pisha që gjendet mbi fshat, duke rrezikuar edhe shtëpitë.

Sipas njoftimeve të para janë djegur 50 hektarë mal me pisha dhe se komuna e Preshevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarrit dhe ndalimin e përhapjes së tij kanë marrë pjesë ekipe të zjarrfikësve, por edhe banorë lokal, përcjell INA.

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme mbrëmë vonë ka marrë disa vendime, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Obligohet NP Moravica, për sigurimin e cisternave me ujë për fikjen e zjarreve, obligohet Drejtorati për Investime, Punë Komunale dhe Ndërtimore, për sigurimin e makinerive të përshtatshme për eleminimin e problemit në tërësi, njoftohen qytetarët se për situatën e jashtëzakonshme, është i informuar edhe Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme në Vranjë, të cilët kanë dërguar makineritë e tyre për t’i dalë në ndihmë situatës aktuale. Për gjendjen e jashtëzakonshme, është e njoftuar edhe Qeveria e Serbisë, për të dërguar asistencë ajrore”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës.(INA)

Të Ngjajshme

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, investim 2 miliardë dollarësh

admin

Kurti për kërcënimin për luftë: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

admin

Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?

admin

Leave a Comment