Një zyrtar i Këshillit Prokurorial pezullohet nga detyra pasi kishte marrë ryshfet

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar nga puna zyrtarin që ishte arrestuar pasi kishte kryer veprën penale ‘Marrje Ryshfeti’.

Zyrtari i arrestuar do të qëndroj i pezulluar nga puna deri në vendimin tjetër të gjykatës.

” Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas marrjes së informacionit se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është arrestuar dhe ndaluar një zyrtar i kësaj prokurorie me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, njofton se Sekretariati i këtij Këshilli ka marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm të tij nga ushtrimi i detyrave zyrtare deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial.

 

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Bërns: Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm emri

shprehja

Në Kosovë sot përkujtohet Reçaku, masakra më mizore e regjimit të Millosheviqit

shprehja

Kina konfirmon 17 raste të reja të virusit misterioz

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë