4 C
Skopje
March 14, 2019
Feja Islame

NJERIU DHE BOTA TJETËR

Kurani Fisnik është shpallja e fundit, e dërguar për udhëzimin e njerëzimit. Ai na lajmëron se Muhamedi (a.s.), është pejgamberi i fundit dhe se Islami është feja e fundit e plotësuar me dërgimin e tij. Për rrjedhojë, çdo gjë në këtë botë që ka lidhje me njeriun, ai mund ta gjejë në Kuran dhe në Sunetin e Pejgamberit (a.s.), që është edhe reflektimi i tij (Kuranit).

Kurani Fisnik i drejtohet direkt njeriut dhe kërkon që edhe njeriu të krijojë lidhje me të. Argumenti më i fortë i këtij fakti është se në shumë ajete të Kuranit Fisnik theksohet aftësia që ka njeriu për të menduar. Nëse do të na duhej të jepnim një shembull, mund të përmendim ajetin 21, të sures el-Hashr, në të cilin urdhërohet: “Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, me qëllim që ata të meditojnë.”

Nëse e shohim Kuranin Fisnik në mënyrë të përgjithshme, do të vëmë re se në shumë ajete të tij theksohet mjaft edhe bota tjetër. Këtë e vëmë re në mënyrë të veçantë në suret e fundit të Kuranit, ku kjo çështje na del përballë në mënyrë të shpeshtë së bashku me ndodhinë e kijametit. Shkaku i kësaj, është që njeriu, të cilit i drejtohet Kurani, të përgatitet për jetën e përjetshme, e cila vjen pas kësaj jete dhe ku do të japë llogari për çdo gjë që ka bërë. Përfshi edhe pejgamberët, të gjithë do të japin llogari në Ditën e Kiametit për veprat e tyre në këtë botë. Në një ajet fisnik, urdhërohet: “Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!” (Tekathur, 8)

Kurani Fisnik shprehet se njeriu ka dy jetë. Këto dy jetë janë jeta e kësaj bote dhe e botës tjetër. Jeta e kësaj bote është jeta e tanishme, në të cilën gjendemi dhe ku po jetojmë realitetin e saj. Mirëpo, jetës së kësaj bote, e cila siç shprehet edhe Kurani, është e shkurtër aq “sa hap e mbyll sytë”, një ditë do t’i vijë fundi. Dhe në këtë botë të fundme duhet të fitojmë botën e pafundme. Nga kjo e vërtetë është e pamundur të iket. Prandaj, nuk duhet të mashtrohemi nga bukuria e jetës së kësaj bote të përkohshme dhe të hedhim pas shpine jetën e përjetshme.

Njeriu, për shkak të natyrës së tij, zgjedh më të lehtën dhe më të shpejtën. Ky fakt, në Kuranin Fisnik shprehet me këto fjalë: “Jo, por ju doni të shpejtën (jetën kalimtare) dhe e hidhni pas shpine jetën e botës tjetër!” (Kijame, 20-21) Po ashtu, Kurani Fisnik shprehet se jeta e botës tjetër është më e mirë se jeta e kësaj bote, por njerëzit preferojnë jetën e kësaj bote. Ndërsa në ajetet 16-17 të sures el-A’la, urdhërohet: “Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amëshuar.”

Si përfundim, nuk duhet të harrojmë se ka vdekje, ringjallje, llogaridhënie, peshore, xhenet dhe xhehenem. Shkurtimisht, ekziston një jetë tjetër që na pret dhe që është e përjetshme. Allahu na bëftë prej besimtarëve të mirë, që e mbajnë gjithmonë gjallë vetëdijen e besimit. Amin!

The post NJERIU DHE BOTA TJETËR appeared first on Islami.press.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Urtësia e mjekësisë profetike: Mjalti – Dr. John Andrew Morrow

shprehja

Një njeri amerikan shkatër’ron xha’min e një Xhamie dhe përgj’igja vje’n nga qi’elli menjëherë, nuk do të besosh se çfarë i ka ndodhur atij

shprehja

Teologu Nga Shkupi, Benjamin Idriz I Dërgon Dhuratë Kancerales Merkel

Redaksia Shprehja