May 21, 2022
Portali Shprehja

Njihet si ‘mbretëresha e operacioneve plastike’, si dukej Donatella Versace para tyre (FOTO)

Kur flitet për stilisten e famshme italiane, Donatella Versace, ajo që bie ndërmend në radhë të parë, për fat të keq, është kirurgjia plastike. Me kalimin e viteve, fytyra e dizajneres është vështirë për t’u njohur dhe rrallëherë dikush e di se si dukej ajo dikur.

Tact Watches

Dama që trashëgoi perandorinë e modës pas vdekjes së vëllait Gianni Versace në vitin 1997, festoi ditëlindjen e saj të 67-të dhe është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e modës.

Edhe pse rrallë kush mund t’i bëjë ballë në botën e modës, ajo që e bën edhe më të dallueshme është pamja e jashtme dhe operacionet e shumta që ka bërë.

Donatella është përpjekur gjithmonë të justifikojë titullin e ikonës së modës dhe me kalimin e viteve shumëkush ka harruar si dukej në rininë e saj. Në ditët e sotme, ajo bën pjesë në listën e atyre që kanë shkuar shumë larg me operacionet estetike.

Ajo shkonte shpesh në solariume për të bërë nxirje dhe që kur u bë bionde në vitin 2002, nuk ka hequr dorë nga ngjyra e flokëve. Megjithatë, përveç këtyre ndihmave “të padëmshme”, Donatella nuk u dorëzua as para procedurave dhe operacioneve estetike.

Me to filloi në vitin 1995 dhe tre vjet më vonë pamja e saj ndryshoi në mënyrë drastike. Në këtë ndryshim ndikoi edhe jeta e trazuar që bëri dhe varësia ndaj alkoolit dhe drogës, veçanërisht pas vdekjes së vëllait.

.

Të Ngjajshme

Pa rishikimin e buxhetit nuk ka masa

Rusia mund të marrë 100 miliardë dollarë nga BE-ja për gazin në vitin 2022

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Leave a Comment