June 22, 2021
Portali Shprehja

Njihuni me Muhamed Kukën, u kthye nga Amerika për të luftuar në Kosovë – Iliria News Agency

Të gjithë e njihni Muhamed Kukën, por ndoshta pak prej jush e dini historinë e tij.

Muhahamed Kuka është nga Ferizaj. Në kohën kur filloi lufta në Kosovë ai gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa hezituar ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që nga ajo kohë ai më kurë nuk iu nda emocionalisht.

“Kur filloi lufta unë me vëllezër dhe motra isha ën Amerikë. Grupi i parë u nisë në vitin 1997. Unë isha në Batalionin Atlantiku kur erdhëm në Kosovë”, tregon për RTV Dukagjinin, Muhahamed Kuka.

Edhe pse 73-vjeçar ai nuk ka munguar në asnjë tubim apo përvjetor, përcjell Telegrafi.

Në këtë përvjetorë të Pavarësisë së Kosovës ai ishte në Prekaz.

Ai është krenar për luftën që ka bërë për Kosovën.

“Krenohem që kam luftuar për vendin tim dhe dua të vdes faqebardhë në vendin tim”.

Uniformën ushtarake që Muhamedi bartë ngado që shkon e ka që nga koha kur ishte në front.

“Përpos këpucëve që i kam ndërruar, rrobat tjera i kam ruajtur”.

Ai thotë se për aq kohë sa do të jetojë do t’i nderoj dëshmorët e atdheut.

Të Ngjajshme

Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 në Greqi, ja ku ishte epiqendra – Iliria News Agency

admin

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon – Iliria News Agency

admin

Daut Haradinaj me këtë premtim synon ta fitojë Prishtinën – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment