September 18, 2020
Portali Shprehja

Njihuni me përfitimet shëndetësore që ofron ekspozimi në diell

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ai ofron një sërë përfitimesh por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për përfitimet që ekspozimi në diell i ofron organizmit.

Ul Tensionin e Gjakut
Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut. Disa studime, kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën. Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë. Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut.

Shëndeti i Kockave
Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu. Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Pacientët që vuajnë prej saj këshillohen të të marrin vitaminë D jo vetëm si suplement por edhe nga dielli. Kjo vitaminë ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dendësinë e kockave, ndaj një ekspozim i matur në diell përmirëson shëndetin e tyre.

Gjumi
Kur drita e diellit bie në kontakt me sytë, në tru dërgohet sinjali i zgjimit ose i prodhimit të melatoninës. Bëhet fjalë për një hormon që na bën të përgjumur dhe na ndihmon të flemë mirë. Drita e diellit ndihmon në mirëmbajtjen e një ritmi normal ku njeriu fle siç duhet në bazë të dritës natyrale të diellit.

Përmirëson Imunitetin
Ekspozimi ndaj dritës së diellit në nivele mesatare e mbron trupin nga infeksionet sepse fuqizon imunitetin. Ekspozimi në diell rrit nivelin e rruazave të bardha në gjak të cilat përmirësojnë imunitetin dhe na mbajnë të mbrojtur nga infeksionet./AgroWeb


Top Channel

Të Ngjajshme

Pse duhet të hani kos në mëngjes? Vlerat fantastike për shëndetin

admin

Zbuloni si të humbisni peshë nëpërmjet yndyrnave të shëndetshme

admin

Si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës? – Këshilla praktike

admin

Leave a Comment