July 3, 2022
Portali Shprehja

Nkunku lë me gisht në gojë gjigantët e Europës, firmos kontratën e re deri në më 2026

Christopher Nkunku, i cili ka qenë i lidhur shumë me gjigantë të Premier League, si si Manchester United dhe Chelsea, ka nënshkruar kontratë të re me RB Leipzig deri në vitin 2026. Sulmuesi francez, që shënoi 35 gola dhe dha 19 asiste në 50 ndeshje sezonin e kaluar ka parë rritjen e aksioneve të tij.

Tact Watches

Vështrime admiruese janë hedhur në drejtim të 24-vjeçarit nga e gjithë Evropa, veçanërisht nga Premier League, por ai e ka fokusuar të ardhmen e tij në Bundesligë. Duke shpjeguar vendimin e tij në faqen zyrtare të klubit, Nkunku ka thënë: “Jam i kënaqur që do të vazhdoj të vesh fanellën e RB Leipzig.

Pas arritjes sonë të madhe në fitimin e ‘DFB-Pokal’, u bë e qartë se historia ime këtu nuk ka përfunduar ende. Ne duam të fitojmë më shumë! Isha vërtet i impresionuar me përpjekjet e klubit për të më mbajtur, kështu që një falënderim i madh shkon për ata që janë përgjegjës për besimin tek unë dhe veçanërisht për Oliver Mintzlaff, me të cilin kam qenë gjithmonë në kontakt të ngushtë.

RB Leipzig ka bërë emër në skenën ndërkombëtare vitet e fundit dhe ka treguar herë pas here se ne mund të konkurrojmë për tituj. Ne duam të ndërtojmë mbi këtë, duke shkuar përpara dhe të fitojmë më tej”.

.

Të Ngjajshme

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Leave a Comment