October 4, 2023
Portali Shprehja

Nora Istrefi sjell pamje të përsosura të trupit në imazhe me bikini të zeza

Këngëtarja shumë e dashur e estradës shqiptare, Nora istrefi, vazhdon me pushimet verore.

Nora nuk ka hezituar të sjellë pamje nga pushimet e saj, ku shihet duke bërë video me bikini, përderisa po kalon një kohë të mirë nën rreze të diellit.

Bukuroshja postoi një video në InstaStory, ku filmoi veten e saj në bikini, duke treguar trupin e tonifikuar dhe linjat e përsosura.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

Me një dukje super tërheqëse në bikini të zeza, me flokë të lëshuara e natyrale, Nora padyshim tërhoqi vëmendjen e fansave të saj.

Nora gjithmonë është komentuar për trupin e tonifikuar e tërheqës, dhe kujdesin që ka ajo që të qëndrojë sa më tepër në formë.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

Artistja shihet që nën shoqëri ka edhe vajzën e saj, Renee. Nora shfaq një video të saj, ku ajo shihet duke u argëtuar, e duke kërcyer afër pishinës. Artistja tashmë me një karrierë të gjatë e të sukseshme, vazhdon të merret me pasionin e saj e të sjellë hite.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

.

Të Ngjajshme

Deponia e Nakushtakut prap tymon, dikush e ndez zjarrin natën

admin

Gratë do të lejohen të votojnë për herë të parë në një seancë të Sinodit të Peshkopëve të Kishës Katolike Romak

Aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit, është hequr një sasi e madhe e mbeturinave të ngurta

Leave a Comment