July 27, 2021
Portali Shprehja

Normalizohet situata me ujin në Bërvenicë të Tetovës

Rasti i fundit i helmimit të banorëve të Bërvenicës  nga uji në fshatin Brvenicë ka ngritur alarmin edhe në disa fshatra të tjera, për të kërkuar analizë të ujit të pijes. Si pasojë e parregullsive, uji për pije është ndaluar tashmë edhe në dy fshatrat Falisht dhe Saraqinë.

Drejtuesi i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, Ratko Davidoski, thotë se gjatë inspektimeve në teren hasin në gypa të thyer e rezervuarë të dëmtuar që paraqesin rrezik potencial për kualitetin e ujit.

Lëshimet më të mëdha që ne i hasim në terren. Shohim rezervuare të shkatërruara, burime ku mungon zona e parë mbrojtje, hasim kaptime të hapura hasim gypa të ujit të plasur që sjellin ujin në rezervuar. Në të shumtën e rasteve nuk kemi dezinfektim të vazhdueshëm. Për shembull për këto tre muaj, flas për fshatrat, 64 për qind nga analizat e bëra janë jo të rregullta mikrobiologjikisht, që patjetër ta themi se është shifër alarmante. Dhe tragjedia më e madhe është se kjo përsëritet”, tha Ratko Davidoski, IPSH.

Ai kërkon nga Ndërmarrjet Publike kontrolle më të shpeshta dhe mirëmbajtjen e rezervuarëve dhe pompave të ujit.

Që një objekt për ujë të jetë në gjendje funksionale, duhet të mirëmbahet rregullisht në aspektin teknik dhe të higjienës. Çka do të thotë kjo? Jo vetëm pompat, ata janë të fundit, fillimisht burimet, rezervuarët e vogla, rrjeti i ujësjellësit dhe gjithsesi dezinfektimi. Si zakonisht Ndërmarrjet publike nëpër komunat ku janë të formuara, kanë ekipe profesionale që kujdeset për afatin dhe orët e punës së këtyre pompave por atje ku menaxhojnë vet bashkësitë lokale, atje vërtetë mirëmbajtje është jo profesionale”, pohoi Ratko Davidoski, IPSH.

Problemet më të mëdha me ujin për pije, ndodhin pikërisht në fshatrat e Pollogut, të cilat nuk lejojnë që Ndërmarrjet publike të kujdesen për sistemin e ujit pasi për të kujdesen vet bashkësitë lokale.

Bashkim Sulejmani

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

admin

Leave a Comment