Një eurogol është shënuar në futbollin norvegjez nga një portier. Edhe pse kampionatet europiane jane mbyllur me kohe, vendet skandinave jane ende ne fushe sepse aty dimri eshte i ashper…
Sot u luajt përballja Ullern-Sotra (2-2), e vlefshme për divizionin e tretë. Vendasit po kryesonin 2-1 deri afër fundit. Ishte minuta e pestë shtesë kur Morten Grasmo la portën mike dhe doli në sulm për të ndihmuar skuadrën e tij për të gjetur golin e barazimit.
“Gardiani” 26-vjeçar shfrytëzoi një krosim nga krahu i majtë dhe shfaqi cilësitë e një bomberi, duke realizuar gol me një roveshatë spektakolare. Topi në rrjetë dhe festë e çmendur për portierin norvegjez dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët dolën të pamposhtur falë kryeveprës së Grasmos.
.