May 16, 2021
Portali Shprehja

Nuhiu: Të kërkohet përgjegjësi politike për çështjen e shtetësisë

Për opinionistin Qani Nuhiu, është absurde që në këtë shekull të diskutohet për çështjen e shtetësisë. Sipas tij zvarritja e këtij problemi me dekada, duke mohuar një të drejtë elementare, gjithsesi se kërkon edhe përgjegjësi politike. Megjithatë thekson nevojën e zgjidhjes së këtij problemi përmes një ligji sa më praktik dhe sa më të zbatueshëm për qytetarët që përballen me këtë problematikë.

Është për tu çuditur se akoma në këtë shtet ka njerëz apatrid, që besoj se është një dukuri e rrallë edhe në Ballkan. Duke u nisur se edhe kjo ndodh te shtetet që kanë dalë nga ish Jugosllavia…Tani është një e drejtë humane e njerëzve bazuar edhe në dokumentet ndërkombëtare dhe kushtetutat e shteteve që dolën nga ish Jugosllavia që tu mundësohet shtetësia, pra një e drejtë elementare që për fat të keq këtu tek ne zvarritet tashmë 3 dekada, gjë që tregon se këtu janë zvarrit shumë procese  që realisht sipas mendimit time duhet të ketë edhe përgjegjësi politike për këtë. Por nuk futem në atë dilemë, dilema është se si ta zgjidhim problemin. Kështu që mendoj se ligji duhet të jetë sa më praktik që të jetë sa më i zbatueshëm për qytetarët që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të zgjidhet në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Qani Nuhiu, opinionist.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment