June 18, 2021
Portali Shprehja

Nuk do biem në kurthin e euforisë – Iliria News Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili njoftoi se nga 1 qershori do bëhet lehtësimi i disa prej masave kufizuese anti-COVID.

Ai shkruan në faqen zyrtare në “Twitter” se lehtësimi i masave po bëhet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa u shpreh kritik për ata që kundërshtojnë orën policore.Sipas kryeministrit të vendit, masat kufizuese të ndërmarra kanë bërë të mundur që Shqipëria të renditet në krye të klasifikimit në Europë sa i takon uljes së infektimeve dhe humbjeve të jetës.

Ai tha se Komiteti Teknik ka plan të qartë për menaxhimin e epidemisë së COVID-19 dhe nuk do të bien në “kurthin e euforisë” duke bërë hapje të pakontrolluar.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, shkruan Rama.

Masat që priten të lehtësohen nga 1 qershori:

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijoje të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.

Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Të Ngjajshme

Ja pse Holanda votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë – Iliria News Agency

admin

Takimi i Vjosës me Erdogan in – Iliria News Agency

admin

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment