November 28, 2020
Portali Shprehja

Nuk do ta besoni se nga çfarë përbëhet lëngu amniotik në barkun e nënës

Lëng amniotik është një ndër pjesët ndërtuese të ‘strehës’ së bebit në barkun e nënës. Për të gjithë ata që se dinë lëngu përbëhet nga  një pjesë e urinës së foshnjës.

Ndërsa foshnja është në bark, veshkat e saj prodhojnë urinë dhe ky është një nga shënuesit që foshnja po zhvillohet mirë dhe është e shëndetshme.

Gjithashtu foshnja pi lëng amniotik për të ruajtur nivelin e kërkuar të oksigjenit.

Lëngu amniotik në mitër shërben si mburojë nga goditjet dhe lëndimet dhe në të njëjtën kohë është një burim oksigjeni për foshnjën, sepse duke pirë lëng amniotik foshnja furnizohet me oksigjen, thotë gjinekologia Daghi Rajasingam nga Universiteti Mbretëror Britanik.

Brenda disa ditësh pas ngjizjes së foshnjës, qesja amniotike formohet dhe fillon të mbushet me lëng, fillimisht me ujë dhe lëngje të trupit.

Por nga java e dhjetë e shtatzënisë, veshkat e foshnjës fillojnë të funksionojnë, që do të thotë se ato lëshojnë një sasi të vogël të urinës në lëngun amniotik. Dhe në javën e njëzetë të shtatzënisë,  pjesa më madhe e lëngut amniotik është urina e foshnjës.

Por, përveç urinës, lëngu amniotik përmban edhe materie ushqyese të tretshme, albumina, karbohidrate dhe yndyra e minerale.

Lëngu amniotik gjithashtu përmban qeliza të vdekura të lëkurës së foshnjës që mjekët mund t’i përdorin për të ekzaminuar çrregullimet gjenetike.

Lëngu amniotik vazhdon të zhvillohet gjatë shtatzënisë derisa gruaja shtatzënë të hyjë në javën e 38-të, kur lëngu amniotik fillon të tërhiqet ngadalë dhe foshnja zhvillohet me shpejtësi, shpjegon dr. Rajasingam për The Sun.

Në fillim të shfaqjes së kontraktimeve të lindjes, “lëngu amniotik rrjedh përmes vagjinës së shtatzënës. Kjo rrjedhje mund të jetë vetëm disa pika, dhe gjithashtu mund të jetë një rrjedhje e pakontrolluar.

Në kohën e shpërthimit të ujit, foshnja nuk është e mbrojtur dhe është e ndjeshme ndaj infeksioneve, që do të thotë se shtatzënat duhet të shkojnë në spital sa më shpejt të jetë e mundur.


Top Channel

Të Ngjajshme

A duhet ngrënë banane me stomak bosh – Përgjigjet

admin

Perimet që largojnë fryrjen e stomakut

admin

Larja e fytyrës për 60 sekonda mund të ndryshojë lëkurën tuaj

admin

Leave a Comment