November 29, 2021
Portali Shprehja

Nuk duam të krijojmë arsye te BE-ja se Qeveria nuk është stabile dhe nuk dihet shumica

Në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi janë diskutuar disa aspekte, të cilat siç sqaroi Zaev kryesisht janë programore.

Megjithatë, arsyeja kryesore siç ka bërë të ditur Zaev, ka të bëjë me procesin euro-integrues, përkatësisht paralajmërimet se në dhjetor vendi pritet të marrë dritë jeshile nga BE për nisjen e negociatave.

Tact Watches

Për këtë, siç tha Zaev, nuk duan të krijojnë arsye shtesë të BE se Qeveria nuk është stabile dhe se nuk dihet kush është shumica.

“Nuk duam të krijojmë arsye shtesë te BE-ja se ja Qeveria nuk është stabile, nuk dihet kush është shumica. Në kushte kur do të sillen vendime të mëdha, kjo ishte porosia e parë që e dërguam te Alternativa dhe të ndihmojnë këtë proces që të sigurojmë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha zaev.

Sa i takon aspekteve programore, Zaev përmendi se Alternativa tregoi shqetësim për përmbaruesit dhe për moszhvillimin e disa rajoneve duke përmendur Likovën.

“Temat që u hapën sot kryesisht ishin të programi, sepse të rëndësishme janë disa aspekte të Alternativës të cilët mbajnë llogari njëjtë për të gjithë qytetarët. Mua më vjen mirë se bashkëpunimi i mundshëm i ardhshëm do të definohet në nivele të programit, që kryesisht kanë të bëjnë me qytetarët…. Si do të merremi vesh për çështjet programore, ashtu edhe do të publikohen të njëjtat. Bëhet fjalë për përmbarues, për rajonet të pazhvilluara siç është rajoni i Likovës, për aspekte sociale të familjeve të kategorisë së rënduar”, sqaroi më tej Zaev, transmeton TV21.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment