Lider i padiskutuar i Napoli-t në këtë sezon, Victor Osimhen, nuk është një sekret që po tërheq vëmendjet e të gjithë klubeve kryesore të Europës.
Sulmuesi nigerian e ka bërë paraqitjen e radhës në Champions League duke shënuar dy gola të tjerë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të luajtur kundër Frankfurt-it të mërkurën në mbrëmje.
Duke folur pas ndeshjes për median gjermane Sport 1, Osimhen ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij: “Nuk e di se çfarë më pret. Mendoj se jam në rrugën e duhur.
“Në fund të sezonit, do të ulem në tavolinë me menaxherët e mia dhe do të flasim për gjithçka. Do të flas edhe me klubin, i jam shumë mirënjohës Napoli-t dhe do të gjejmë një zgjidhje të mirë”.
Në lidhje me mundësinë për të fituar titullin në Itali me Napoli-n: “Do të ishte një çmenduri, pasioni këtu është i papërshkrueshëm, e kanë futbollin në gjak dhe është kjo arsyeja pse duam t’u dhurojmë titullin”.
Sulmuesi i Napoli-t ka folur edhe për faktin që vazhdon ta mbajë maskën: “Dy vite më parë jam dëmtuar, tani gjithçka është ok. Por ndihem më i sigurt”.
.